Studio qeramike “Vasili”

Studio qeramike “Vasili”

Punime qeramike

Studio e qeramikës “Vasili” është themeluar në vitin 2004. Nismëtari i saj, z. Vasil Kukaj merret kryesisht me përpunimin e baltës duke e shndërruar atë në vazo, pjata dhe sende të tjera. Fokusi i kësaj studioje është vizatimi i vazove dhe ngjyrosja e tyre me punimet e etnografisë dhe kostumografisë shqiptare, ku vihet re qartazi përpjekja për të vijuar traditën e kulturës popullore vendase. Në studion e tij mirëpriten çdo ditë turistë, kryesisht të huaj, të cilët i vlerësojnë së tepërmi punimet me motive shqiptare.

Studio qeramike “Vasili”
Krajnë, Lezhë
https://www.facebook.com/Studio-qeramike-Vasili-118743278168398
Lezhë Shqipëri Albania
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

sqSQ