Punime artizanale me tezgjah

Punime artizanale me tezgjah

Punime artizanale me tezgjah

«Colors of Zadrima» është një sipërmarrje familjare, e vendosur në fshatin Dajç të Lezhës, aktiviteti i së cilës shtrihet në dy drejtime të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën:
1- Punimet artizanale me tezgjah
2- Rritja e krimbit të mëndafshit dhe përpunimi i fijes se mëndafshit në mënyrë artizanale përgjatë te gjitha fazave.
Pjesa e punimeve me tezgjah ka filluar ne vitin 1996, nga dy gra, por më vonë, në periudha të ndryshme u janë bashkuar edhe te tjera, duke i bërë punimet e tyre nga shtëpia. Sot grupi përbëhet nga 5 gra.
Sa i përket traditës së rritjes së krimbit të mëndafshit, duhet përmendur se Zadrima është një territor ku rritja e mëndafshit është një traditë shumë e njohur dhe që ka qenë gjithmonë e përhapur deri ne vitet ’90, duke qene se pëlhurat e veshjes se Gruas Zadrimore përbëhen kryesisht nga mëndafshi. Grupi i grave “Colors of Zadrima”, prej 8 vitesh e rrit vete krimbin e mëndafshit, nxjerr prej tij fijen dhe e përpunon në mënyrë krejtësisht artizanale, për të endur pastaj me të pëlhurat në tezgjah.
Pjesa më e madhe e produkteve të shitura bëhen sipas porosive që merren te punishtja dhe dyqani, e cila përveçse është një pikë shitjeje për ta, u shërben edhe artizaneve të tjera të zonës që të mund të reklamojnë e të shesin produktet e tyre.

Punime artizanale me tezgjah
Lezhë, Dajç, Qendër
Facebook: Colors of Zadrima, Instagram: colors_of_zadrima
Lezhë Shqipëri Albania
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

sqSQ