Organizata Disutni Albania

Organizata Disutni Albania

Punime artizanale të thuprës

Organizata Disutni Albania, është një organizatë që mbështet te artizanët të vjetër të komunitetit rom dhe jo rom. Ndër zanatet kryesore të këtij komuniteti të vjetër në Shqipëri është tradita e punimeve artizanale të thuprës, e cila është trashëguar deri në ditët e sotme. Punimet e thuprës historikisht kanë qenë pjesë e traditës së komunitetit rom, gjë e cila i dallon ata nga pjesa tjetër, por edhe i bën ata të veçantë. Ndërsa në shumë profesione produkti përfundimtar vjen si rezultat i punës së makinerive, në këtë rast për të realizuar një thurje të tillë nevojitet mjeshtëri në punët me dorë. Pëllumb Hysa, Xhevahir Hysa dhe Resul Xhambazi, janë mjeshtrat më të vjetër të punimit të thuprës dhe janë të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë për punimet karakteristike që realizojnë (shporta, karrige, mbajtëse lulesh, zbukurime shishesh etj.).

Organizata Disutni Albania
Lagjja 4, Rruga “Pandi Raidhi”, Korçë
Faqe web: www.disutnialbania.Webs.com
Korçë Shqipëri Albania
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

sqSQ