Qendra “Focus in the Future” përmbylli me sukses projektin “Facilitating the access to the e-work market for disadvantaged people in the region of Elbasan”, financuar nga GIZ, programi ProSeed.
Ky projekt ka zgjatur për një periudhë 4-mujore ku objektivi kryesor i tij ishte trajnimi i 50 personave mbi aftësimin digjital, me qëllim punësimin apo ushtrimin e praktikës profesionale pranë subjekteve private apo institucioneve shtetërore.
Për të vazhduar drejt këtij qëllimi, Focus in the Future, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Elbasan, ku po mundësohet përfshirja e personave të trajnuar më sukses, në programet aktive të punësimit.
Në këtë kuadër, nga personat e trajnuar mbi aftësimin digjital, dëshirojmë t’ju njohim me znj. Dorina Fejzullahu, e cila u punësua në Zyrën e Punës Elbasan dhe znj. Elda Sinani, që do të zhvillojë praktikën profesionale pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani, në Elbasan.
Për përmbylljen me sukses të këtij projekti, falënderojmë GIZ, programin ProSeed, Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Elbasan, Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Elbasan dhe dy trajnerët, Znj. Vjola Hënaj dhe Z. Bardhul Veli.
Shpresojmë në bashkëpunime të tjera e të bukura edhe në vijim 🙂