Kush Jemi

Qendra “Focus in the Future” është një organizatë jo fitimprurëse e krijuar me Vendimin Nr.1454, datë 27.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe do të ofrojë përkrahje në arsim, shëndetësi, shërbime dhe programe shoqërore, punësim, strehim, shërbime ligjore falas, përkrahje administrative, përmirësime infrastrukturore, studime shkencore, biznes social, ngritje kapacitetesh etj.

 

Qëllimi do të realizohet nëpërmjet:
· Programeve të posaçme në integrimin e grupeve vulnerabël;
· Programeve dhe krijimit të hapësirave për riintegrimin e emigrantëve të kthyer në Shqipëri;
· Fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizmave efektivë që përkrahin fëmijët dhe familjarët e tyre rast pas rasti;
· Krijimit të hapësirave (mjediseve, infrastrukturës) për edukimin qytetar dhe zhvillimin e rinisë dhe të gruas;
· Programeve të posaçme për fuqizimin e familjes dhe grupeve të mënjanuara shoqërore;
· Prurjes dhe zhvillimit të metodave të reja të arsimimit, edukimit qytetar dhe komunikimit të hapur në shoqëri;
· Përmirësimit të shërbimeve publike për njerëzit në nevojë, pranimin dhe përfshirjen e tyre si të barabartë në jetën shoqërore dhe në vendimmarrje;
· Zhvillimit të kulturës shëndetësore dhe mbrojtjes së jetës e shëndetit;
· Zhvillimit tek individi dhe shoqëria të zakoneve/praktikave të mira dhe vlerave demokratike, shpirtërore dhe njerëzore si barazia shoqërore, qytetaria, respektimi i ligjit, ndjeshmëria ndaj problematikave sociale,mbrojtja e mjedisit etj;
· Promovimit të diversitetit kulturor, mbështetjes dhe zhvillimit të vlerave dhe traditave kulturore e historike të çdo grupi shoqëror, etnik dhe kulturor, krahas zhvillimit të kulturës kombëtare.
sqSQ