Announcements

THIRRJE PËR APLIKIM

 

Qendra “Focus in the Future” në kuadër të projektit “Facilitating the access to the e-work market for disadvantaged people in the region of Elbasan”, i financuar nga GIZ – programi ProSEED, shpall thirrjen për kontraktimin e një eksperti të jashtëm për hartimin e kurikulave mbi aftësimin digjital.
Read more...
Qendra “Focus in the Future” në kuadër të projektit “Promovimi i sipërmarrjeve në fushën e arteve dhe zejeve tradicionale”, financuar nga Ministria e Kulturës, shpall thirrjen për kontraktimin e një eksperti të jashtëm për hartimin e udhërrëfyesit turistikë në fushën e arteve dhe zejeve tradicionale.
Të gjithë të interesuarit/at ftohen të dërgojnë CV-në, në adresën elektronike: info@focusinthfuture.org.
Më poshtë gjeni termat e referencës:
Informacion i Përgjithshëm
Qendra “Focus in the Future” është një organizatë jo fitmprurese, e cila synon të përfaqësojë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e qytetarëve, të ofrojë shërbime të ndryshme, programe shoqërore, përkrahje administrative, studime dhe analiza mbi gjendjen aktuale si dhe të sigurojë zgjerimin e pjesëmarrjes së shtresave në nevojë në shoqëri.
Aktualisht Qendra është duke zbatuar një projekt i cili financohet nga Ministria e Kulturës.
Qëllimi i projektit:
Qëllimi i këtij projekti është të nxisë dhe promovojë ato biznese të cilat kanë si objekt të tyre parësor artet dhe zejet tradicionale. Ky objektiv do të arrihet përmes krijimit të një Udhërrëfyesi Kombëtar të Sipërmarrjeve në fushën e Arteve dhe Zejeve Tradicionale.
Ky udhërrëfyes do të katalogojë sipërmarrjet në këtë fushë, veprimtaritë e tyre artistike, si dhe vlerat në fushën e artizanatit dhe folklorit. Udhërrëfyesi do të publikohet, në shqip dhe anglisht, në version letër dhe elektronik (i shkarkueshëm nga faqja e Focus in the Future ku do të jetë e disponueshme edhe një hartë interaktive e këtyre bizneseve). Publikimi i udhërrëfyesit do të reklamohet në media dhe rrjete sociale, me një fokus të veçantë tek aktorët të cilët mund të ndikojnë në promovimin dhe zhvillimin e këtyre sipërmarrjeve.
Qëllimi i shërbimit:
Në kuadrin e projektit me titull “Promovimi i sipërmarrjeve në fushën e arteve dhe zejeve tradicionale”, Qendra “Focus in the Future” kërkon të kontraktojë ekspertë për hartimin e Udhërrëfyesit Kombëtar të Sipërmarrjeve në fushën e Arteve dhe Zejeve Tradicionale.
Kualifikime dhe Eksperienca
Edukimi:
1. Diplomë universitare në fushën e historisë, gjeografisë,
udhërrëfyesi turistik dhe/ose ne artet e bukura.
2. Njohja e mënyrës së hartimit të udhërrëfyesve turistikë;
3. Përvojë punë mbi 3 vite.
Të interesuarit të dërgojnë një CV dhe një letër shprehje interesi në adresën e email-it: info@focusinthefuture.org
Afati i fundit për aplikim është data 11 nëntor 2020, ora 17:30.
en_USEN